Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, dhe janë regjistruar 888 raste të reja me COVID 19, prej tyre 5 janë nga Suhareka.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 persona nga ky virus.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë testuar 6 mijë 086 persona.