Lajmi i Fundit

ALARMANTE: 888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 5 raste në Suharekë dhe 1 viktimë nga Gjilani

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, dhe janë regjistruar 888 raste të reja me COVID 19, prej tyre 5 janë nga Suhareka.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 persona nga ky virus.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë testuar 6 mijë 086 persona.