Një person është arrestuar nën dyshimin se ka përdorur dhunë në familje. Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre familjarë të tij, dy femra dhe një mashkull, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në Suharekë