Greikoc: Aksidentohet një veturë, lëndohet pasagjeri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës në fshatin Greikoc, një veturë gjatë lëvizjes ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga. Më ç’rast pasagjeri ka pêsuar lëndime teupore.


“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar  pasi vetura me të cilën ai po udhëtonte si pasagjer, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ka dalur nga rruga dhe është përplasur në një hendek bri rruge. Viktima është dërguar në tretman mjekësor, dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.”