Java e fundit në Kosovë është përcjellë me një rritje rekord të rasteve me COVID-19, që nga fillimi i këtij viti, por dhe njëkohësisht që nga lirimi i masave nga qeveria.
Vetëm sot janë shënuar 1 mijë e 96 raste të reja, si dhe katër vdekje, shifra këto të larta krahasuar me javën e kaluar.
Në bazë të disa statistikave të publikuara nga “statista.com”, rezulton se në raportin e publikuar më 13 gusht 2021, Kosova renditet e 13-ta për nga numri i rasteve pozitive me COVID-19.
Mesatarja gjatë periudhës shtatë ditore në Kosovë është 201,3 për 100,000 banorë.
Ndërkohë që nga shpërthimi i pandemisë, Rusia ka qenë vendi më i prekur në Evropë me mbi 6.4 milionë raste që nga 8 gushti.
Tash kur numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë është rritur, po bëhet vazhdimisht thirrje për vaksinim.