Kryetari i komunës Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook i emocionuar ka përshëndetur mërgimtarët të cilët tashmë po e lëshojnë Kosovën.
Muharremaj me një foto nga dasmat ka përshëndetur mërgimtarët, duke theksuar se kishte mall për ta dhe se dasmat ishin më të bukura me praninë e tyre dhe se vallja së bashku me mërgimtarë kishte madhësinë e saj.
Ja postimi i plotë:
Natyrisht na kishte marrë malli.
Këtë verë familjet tona u bënë NJË, e vallja kishte madhështinë e saj, kur asaj i printe gjyshi apo gjyshja deri tek nipat e mbesat.
Me urimet më të mira për qiftet e reja, u kurorzua edhe njëherë dashnia e familjes. 🙏
Mërgimtar të dashur,
Shumica prej jush tashmë po udhëtoni për në shtete tjera, me shpresen dhe dëshirën që vitin tjetër ta vazhdojmë bashkë këngën e vallen në ahengje.
Atdheu ynë është i madh.
Hapsira e tij na zë të gjithëve dhe na përket pa
dallim.
Udhë të mbarë e mirë u takofshim pushimeve tjera. ❤️