Anëtarët e KKSB-së, sot kanë mbajtur takimin e radhës në të cilin kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;2. Trajtimi i mbrojtjeve tё pyjeve nga dëmtuesit ilegal;3. Informatë për fillimin e procesit mësimor dhe çështja e sigurisë nëpër shkolla;4. Informatë dhe analizë nga policia e Suharekës për çështjen e vjedhjeve dhe sigurisë së përgjithshme. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, fillimisht ka përshëndet të pranishmit dhe më pas ka fol shkurtazi për të gjitha pikat e rendit të ditës, kurse më pastaj u diskutua veq e veq për secilën dhe janë nxjerr rekomandimet.
Sa i përket Trajtimt të mbrojtjeve tё pyjeve nga dëmtuesit illegal, u tha se këtë vit jemi shumë më mirë se vitet e kaluara pasi numri i dëmëve është në rënje e sipër, për këtë u dha edhe rekomandimi që të bashkëpubohet edhe më tek mes qytetarit, inspektorëve dhe policies. Ndërsa për fillimin e procesit mësimor dhe çështja e sigurisë nëpër shkolla, drejtori i DKA z.Remzi Bajselmani, ka thënë se përgaditjet janë bërë me kohë dhe gadi të gjitha shkollat janë të pajisura me kamera të sigurisë, sfidë ka mbetur vetëm vaksinimi i të gjithë punonjësve të arsimit, për çka besojë se dhe kjo do të arrihet shumë shpejtë. Pika e fundit ishte Informatë dhe analizë nga policia e Suharekës për çështjen e vjedhjeve dhe sigurisë së përgjithshme. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka shtuar se edhe më tej qendron si sfidë vjedhja e shtëpive të pa banuara, sidomos në fshatra, ne kërkojmë edhe më tej bashkëpunimin me qytetarë për të parandaluar vjedhjet. Komandanti ka dhënë edhe shifra tjera ku dukshëm vërehet rënjë në rastin e veprave penale.