Brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar 5 raste të vdekjes dhe janë regjistruar 1 mijë e 765 raste të reja, ndërsa vetëm në Suharekë janë shënuar 79 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 121 persona nga ky virus.
Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 10.183.