Ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli, profesori dhe veterani, aktivisti dhe veprimtari i shquar, me vizion për qeverisje transparete dhe llogaridhënëse.
Murtezi me moralin e tij të punës, kreativitetin dhe vendosmërinë për zbatimin e programeve konkrete, është garanci se qeverisjen do ta bëjë të qasshme e të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës, sepse ai ia di prioritetet qytetarëve, ia di mundësitë komunës dhe ka plan konkret.
Në krye të Suharekës, Murtezi do të sjell ndryshimin i cili i duhet këtij qyteti dhe qytetarëve që kërkojnë më shumë punë, më shumë projekte cilësore, më shumë transparencë dhe më shumë përfshirje të rinisë në vendimmarrje./Ka shkruar Memli Krasniqi kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës