Qeveria me kërkesë të Vitisë ia zgjatë mandatin Sekretarit të MSH-së Naim Bardiqi

Qeveria e Kosovës me shumicë votash ia ka zgjatur mandatin Naim Bardiqit edhe për katër vite në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vitia e ka arsyetuar kërkesën e tij duke thënë se performanca e Bardiqit ka qenë e shkëlqyer në të gjitha aspektet e menaxhimit të këtij institucioni, shkruan Gazeta Shneta.

“Kërkesa bazohet në performancën e shkëlqyer të tij në të gjitha aspektet. Ai ka treguar performancë në mbikëqyrjen e pandemisë në përgjithësi dhe procesit të vaksinimit.

Në secilën hallkë të organizimit të administratës së MSH vërehet disiplinë. Vazhdimi i mandatit të doktor Naim Bardiqit krijon stabilitet dhe qëndrueshmëri institucionale në këto momente të pandemisë dhe vaksinimit”, ka deklaruar Vitia.

Kujtojmë se Naim Bardiqi ishte emëruar në pozitën e Sekretarit në vitin 2018, kohë kjo kur ministër ishte Uran Ismaili nga PDK. /Gazeta Shneta/