Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri kanë mbajtur sot takimin e radhës. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka bërë të ditur se numri shumë i madh i rasteve të infektuar me COVID është shqetësuese, ajo ka bërë një krahasim ku nga vetëm 3 raste para dy jave, janë shënuar 334 raste në Komunën tonë, me këtë rast ajo ka apeluar që të vaksinohen të gjithë qytetarët duke cekur edhe kërkesën e kryetarit Muharremaj, drejtuar Qeverisë, për rritjen e stafit mjekësor dhe shtimin e punkteve të vaksinimit në Komunën tonë.
Deri tash në Komunën tonë janë vaksinuar 23 109 qytetarë. Nënkryetarja ka numëruar edhe punët dhe aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë dy jave që lamë pas
Kurse komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, ka shtuar se janë: 24 aksidente trafiku, 8 dëmtime prone, 8 lëndime të lehta trupore, 7 dhunë në familje, 1 pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës, 2 mos zbatim i urdhrave të personit zyrtar, 4 vjedhje, 1 kanosje, 4 raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, 2 raste të sulmit, 3 incidente të shpërthimit të zjarrit, 1 monedhë e falsifikuar, 2 vjedhje e pyllit dhe 1 posedim i paautorizuar i armës.
Ndërsa janë shqiptuar 631 tiketa, prej të cilave 526 në trafik dhe për mosrespektim te masave për Covid 105 tiketa