Lajmi i Fundit

Aksident i rëndë në rrugën Prizren – Suharekë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 13:09, në rrugën Prizren – Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës. 

“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj.