Katër të vdekur nga coronavirusi dhe 2,250 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 11,814 testime, 2,250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa vetëm në Suharekë janë 79 raste të reja.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.

Në total numri i rasteve aktive është 16.341.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.

Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.