Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 19 mijë e 695, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 1.628 raste të reja me COVID-19 dhe 11 raste të vdekjes.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 263 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me këtë virus.
Gjithashtu në këtë periudhë kohore janë kryer 10.710 testime.