Në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kaluar, plotësim-ndryshimi i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
PAGESA PËR LEHONAT DHE SHTESAT E FËMIJËVE – 7 MILIONË EUR
KALON plotësim-ndryshimi i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”.Reklama e sponzorizuar
Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.
Po ashtu, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.