Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 2 mijë e 541 raste të reja, ndërsa vetëm në Suharekë 64, si dhe janë konfirmuar edhe 14 viktima nga ky virus, prej tyre një nga Suhareka, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot po ashtu janë shëruar 604 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 23 mijë e 845.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 18 mijë e 618 persona.