Kurti përmbledh vendimet e sotme të mbledhjes së qeverisë, flet edhe për shtesat e fëmijëve

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se njëri nga vendimet më të rëndësishme të marra gjatë mbledhjes së sotme ishte ai për lehonat dhe shtesat e fëmijët, e për të cilat kategori janë paraparë të ndahen 7 milionë euro.

“Sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale.

Nëpërmjet zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e familjeve dhe punëtorëve që pësuan nga pandemia COVID-19.

Nga 12 milionë euro të ndara për mbështetje të familjeve, 4 milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia; 1 milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë; 7 milionë për pagesën e lehonave dhe shtesave për fëmijë”, ka shkruar Kurti.