Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, disa parti në Suharekë tashmë vetëm se kanë filluar me promovimin e kandidatëve të tyre.
LDK është mjaft aktive në faqen e saj në facebook “LDK Suharekë”, ku së paku dy kandidatë për asamble promovohen nga dega.
AAK dega në Suharekë si duket ka vendosur ta shfrytëzoj audiencën e kryetarit Muharremaj në faqen e tij në facebook, ky i fundit ka filluar një kampanjë promovimin të kandidatëve me video selfie.
Edhe Nisma Social Demokrate përmes profilit të bartëses së listës për Asamble znj.Jehona Rrafshi- Lumi, ka filluar t’i promovoj kandidatet e saj.
Ndërsa PDK dhe VV si duket ende po i shijojnë pushimet verore apo mbase po e presin hapjen zyrtare të fushatës. Këto dy subjekte kanë publikuar vetëm listën me të gjithë kandidatët, dhe që nga 17 gushti nuk kanë asnjë postim./Suharekaexpress.com