Talibanët tani janë grupi më i pasur në botë, pasi ata tani kanë një pasuri të vlerësuar prej 2 trilionë dollarësh, me para të vjedhura, naftë dhe burime të tjera natyrore nën kontrollin e tyre.
Provincat e Afganistanit janë të mbushura me hekur, bakër, ar, qymyr dhe depozita të tjera që dikur thuhej se vlenin rreth 2.75 trilionë dollarëve, sipas Ministrisë së Minierave të kombit.
Në vitin 2010 u zbulua një fushë nafte me rreth 1.8 miliard fuçi, e cila vlerësohet të jetë me vlerë rreth 137 miliardë dollarë.
Vendi i shkatërruar nga lufta besohet se ka një nga depozitat më të mëdha të litiumit në botë, një përbërës thelbësor por i nevojshëm për bateritë në lulëzimin global të makinave elektrike.
Por, shumica e pasurisë minerale të Afganistanit ka mbetur në tokë pas dekadash gjakderdhje, që do të thotë se udhëheqësit talibanë tani mund të shfrytëzojnë një pasuri të madhe.
Me vendin tani nën kontrollin e tyre, talebanët mund të përfitojnë nga kjo pasuri e jashtëzakonshme duke shitur kontrata fitimprurëse në vende të tjera si Kina.
Afganistani besohet se ka 2.2 miliardë ton xeheror hekuri, me vlerë rreth 250 miliardë funte, dhe një vlerësim prej 2 mijë e 700 kilogramë ar me vlerë 170 milionë dollarë.
Ata po ashtu kanë 500 milionë fuçi gaz natyror nën kombin e shkatërruar nga lufta, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Të gjitha këto materiale të vlefshme dhe shumë të kërkuara do të vlerësohen nga talibanët, nëse ata gjejnë një mënyrë për t’i gërmuar ato nga toka.