Ronaldo ka marrëveshje me Cityn, zbulohet paga marramendëse që portugezin e bën më të paguarin te kampioni anglez

Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn, por mungon edhe ‘OK’ nga Juventusi.

Kampioni në fuqi i Anglisë nuk po dëshiron të paguaj për transferimin e portugezit, derisa në anën tjetër Juventus kërkon rreth 25 milionë euro.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Cristiano Ronaldo tanimë ka arritur një marrëveshje personale me Cityn, me një pagë marramendëse.

Në rast se kompletohet transferimi i tij në Etihad Stadium, Ronaldo do të fitojë hiq më pak se 510 mijë funte në javë.

Paga vjetore e pesë herë futbollistit më të mirë në botë do të jetë 28,5 milionë euro, që e bën atë futbollistin më të paguar tek kampioni i Anglisë.

Futbollisti më i paguar për momentin te City është Kevin de Bruyne me 385 mijë funte në javë, apo me 20 milionë euro pagë vjetore