Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka përkujtuar sot atdhetarin Ramë Bllaca duke thënë se ai ishte personalitet i rrallë në historinë e Kosovës.
Kreu i komunës ka shkruar se Ramë Bllaca në kohë të vështira, nuk pranonte kompromise të dhimbshme për shqiptarët, duke kundërshtuar fuqishëm me mosnënshkrim shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.
“Gjithmonë do ta nderojmë veprimtarinë e tij historike, dhe me përkushtim do t’u tregojmë brezave të ardhshëm, respektin që duhet ta ruajmë për të kaluarën tonë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Burimi i lajmit: Dchannel