Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.
“Tani kur situata epidemiologjike është përkeqësuar, jemi të shtrënguar të marrim masa shtrënguese, duke shtyrë vitin shkollor, duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve ”, tha Kurti.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka propozuar masat shtesë anti-COVID, të cilat i ka miratuar Qeveria.
Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të ri shkollor shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.https://cdn1.adplugg.io/apusers/serve/A48217021/file/53141/index.html?clickTag=null&clickTarget=_blank
Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00.
Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.
Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.