Kjo e dielë do sjell dy super ndeshje të javës së dytë në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.
Spektakëli i kësaj ditë pritet të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të ballafaqohen Prishtina me Ballkanin.
Dy ekipet kanë sjellur përforcime të mëdha këtë edicion, por që nuk e filluan aq mirë sezonin derisa të dyja skuadrat barazuan në xhiron e parë, bardhekaltërit ndaj Malishevës dhe portokallinjët kundër Dukagjinit.
Këto dy skuadra vitet e fundit kanë sjellur futboll cilësor dhe rivalitet të madh në fushë ku kjo pritet të shihet edhe sot.
Ndërsa ndeshja tjetër që zhvillohet në kuadër të kësaj xhiroje është Feronikeli – Gjilani, ndeshje kjo e cila zhvillohet në Drenas.
Industrialistët në ndeshjen e parë humbën ndaj Dritës edhe pse ishin në avantazh, kurse kuqebardhët siguruan barazim në fund të ndeshjes ndaj Drenicës.
Tani të dy skuadrat në këtë ballafaqim kërkojnë tre pikët e para në Superligë për këtë edicion.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00 dhe Gazeta “Sheshi” ju sjell në kohë reale ndryshimet eventuale në këto takime.
/Gazeta Sheshi/