Ngjarja tragjike që ndodhi në Ferizaj, më 22 gusht ku u vra 18-vjeçarja, Marigona Osmani në Ferizaj, nxiti reagim shoqëror e institucional, por edhe protesta para institucioneve të rendit në Kosovë.
Protesta e revolta kundrejt dhunës e vrasjes së grave në Kosovë po shihet si reagim i pashmangshëm ndaj këtij fenomeni.
Edhe rastet e dhunës dhe vrasjes së grave në Kosovë po shihet si reagim i pashmangshëm ndaj këtij fenomeni.
Rastet e dhunës në familje, që publikohen në raportet 24-orëshe të Policisë, gjithashtu nxiten diskutime në publik, për shkak të masave të sigurisë, që caktohen ndaj të dyshuarve.
Pak më herët Gazeta Sinjali raportoi për tri raste të dhunës në familje që kishin ndodhur në Gjakovë, Prizren dhe Istog, ku gratë kanë qenë viktima të kësaj dhune.
Në Gjakovë burri e kishte keqtrajtuar gruan e tij dhe më pas viktima ishte dërguar në strehim bashkë me foshnjën e saj 11 muajshe, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Më pas në Prizren ishte rasti tjetër ku djemtë e kishin rrahur nënën e tyre dhe më pas ishin liruar në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër është raportuar në Prizren, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia ka arrestuar të dyshuarin.
Kurse në Istog ishte gjyshja që ishte sulmuar fizikisht nga nipi i saj, ku më pas i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe rasti në polici po hetohet si “sulm”.
Një rast tjetër ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku bashkëshorti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kërcënuar gruan e tij, ku më pas i dyshuari ishte arrestuar.
Përveç dhunës ku viktima janë gratë, në një rast ku babai është sulmuar nga djali i tij ka ndodhur në Fushë Kosovë.