Dhuna në familjet kosovare po vazhdon, e viktima kryesisht po janë gratë. Përveç që po rrahen nga burrat e tyre, të cilët shumë herë po lirohen nga Policia, gratë po sulmohen edhe nga fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje, në Prizren, rreth orës 19:37, kur një grua është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj.
Sipas policisë deri tek rrahja e nënës nga djemtë e saj kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që të tre kishin pasur mes vete.
Për shkak të lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Kurse, të dyshuarit janë mbajtur vetëm 6 orë në stacionin policor, për tu liruar më pas në procedurë të rregullt.
“…me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftim.