Labinot Beka nga Duzhna e Gjakovës është një nga 36 qytetarët që vdiqën nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur publicisti, Muhamet Mavraj.
“Çdo ditë kështu. Por, shkaku i privatësisë po përmbahemi. Që ta dini për çka është fjala kësaj radhe: COVID-19 po kosite pa dallim moshe e petku politik a çfarëdo ndër ne. Ky është Labinot Beka nga Duzhna e Gjakovës. Një i apasionuar pas leximeve dhe librit, po tregon miku ynë Eduard Frrokaj, që sapo e ngushëllova. Ngushëllime mbarë familjes dhe shoqërisë! Vaksinim masiv kërkojmë dhe kufizimet i respektojmë! Të përmbahemi”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/