Kryetarini komunës z.Bali Muharremaj përmes një postimi në faqen e tij në facebook iu është drejtuar qytetarëve, duke shtuar se situata është serioze dhe alarmante me numrin e madh të rasteve.
Muharremaj kërkon nga qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Situata është serioze dhe alarmante me rastet e shtuara me të infektuar nga Covid-19.
Numri i shtuar i vdekjeve është shqetësues dhe kjo duhet të na mobilizoj të gjithëve.
Ne duhet të mbetemi bashkë përballë kësaj situate, e cila na i rrezikon familjet tona nëse nuk jemi të vëmendshëm e të kujdesshëm.
Të gjitha kapcitetet tona të institucioneve komunale do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Zbatoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe vaksinohuni sa më shpejtë që të jet e mundshme.
Bali Muharremaj