Ndodh në Suharekë, pas përleshjes së qenve, fqinji i vret qenin

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë shëtitjes, qeni i tij është përleshur me qenin e të dyshuarit mashkull kosovar, më pas i dyshuari me armë zjarri ka qëlluar për vdekje qenin e viktimës.
Sipas viktimës, i dyshuari kishte shtënë disa here edhe në ajër me armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.