Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për mos ftesën e Bernard Berishës në kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e shtatorit.
Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.
Sipas Challandesit, Berisha nuk është ftuar pasi ka kërkuar garancion për pozicionin e tij në ekip.
“Ai kërkon garancion për pozicionin e tij në ekip dhe ne s’mund t’i garantojmë askujt vend në ekip dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është me ne aktualisht”, tha Challandes për Bernard Berishën.
Megjithatë, GazetaBlic Sport ka kontaktuar menjëherë me Bernard Berishën, i cili tha se nuk ka kërkuar të luajë në asnjë moment.
“Jo, kurrë nuk i kam kërku për me lujtë, këtë e di edhe menaxheri i kombëtares, Bajram Shala. Unë i kam kërku vetëm me ma dhënë mundësinë që të luajë”, tha Bernard Berisha shkurtimisht për mediumin tonë.