Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë me nderim dhe dhimbje personat e zhdukur nga regjimi okupator.
I bashkohemi po ashtu, dhimbjes së familjarëve për më të dashurit e tyre të zhdukur nga komuna jonë por edhe në tërë Kosovës që nuk kanë ende vend ku të vendosin as buqetë me lule.
Kjo plagë e rëndë e lirisë tonë, pret të gjej shërim, duke zbardhur fatin e çdo personi të zhdukur nga autorët krimeve, nga regjimi okupator si dhe dënimin e autorëve të këtyre krimeve.
Ankthi për të zhdukurit, duhet të marrë fund. Çdo person i zhdukur është edhe dëshmi e vlerës dhe çmimit të lirisë tonë!