Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në Komunën e Suharekës ashtu si në gjithë Kosovën, ka ende familje të cilat presin me ankth zbardhjen e fatit për familjarët e tyre.
Muharremaj ka shkruar se është e pamoralshme dhe jonjerëzore që shteti serb vazhdon ende të mbajë varreza sekrete të viktimave të pafajshme të luftës.
“Është paradoksale, jonjerëzore dhe e pamoralshme, që shteti serb vazhdon ende të mbajë varreza sekrete të viktimave të pafajshme të luftës.
Ata na mungojnë !
Ata janë pjesë e pazëvendësueshme e të vërtetës për luftën e Kosovës, dhe kjo plagë ende na shqetëson”, ka përfunduar Muharremaj në postimin e tij në Facebook.
Burimi i lajmit: Dchannel