Hoxha nga Suhareka sqarohet për çështjen e çiftelisë

Sabit Gashi imam në Xhaminë e Suharekës, përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka reaguar ndaj disa portaleve të cilat sipas hoxhës po shpifin vetëm për të përfituar klikime.

Bëhet fjalë për një “lajm” ku në titull thuhet se Hoxha nga Suhareka thotë se kush e përdor çiftelinë do të digjet në zjarrin e xhehnemit.

Ky është reagimi dhe sqarimi i plotë i hoxhës Sabit Gashi, pa ndryshime:
“Te dashur miq te facebook-it. Besoj se shume nga ju, keto dite, keni hasur ne kete postim nga disa portale te shkreta qe mundohen te fitojn klikime permes SHPIFJES dhe nxitjes se urrejtjes.


Behet fjale per pyetjen e cila mu eshte derguar nga nje degjues ne radio shume vite me pare, se a lejohen veglat muzikore ne Islam, e ne vecanti çiftelia?
Pergjigja ime ka qene dhe eshte se:
“Çdo vegel muzikore eshte e ndaluar ne islam, e edhe ciftelia apo veglat tjera, sepse ky eshte qendrimi i Islamit e jo i Sabit Gashit”, sepse une jam i vogel te vendos rregulla te reja ne fe.

ANDJA, TITULLI BOMBASTIK NE KETO PORTALET E SHKRETA ESHTE TOTALISH SHPIFJE.
Une nuk jam ai i cili gjykoje se kush do te hyj ne xhehenem e kush jo, kete te drejte e ka vetem Allahu Fuqiplote.

Keshtu qe vellezer e motra kudo qe jeni mos u beni viktim e titujve por hyni ne youtube dhe degjone vet e mos paragjykoni permes titujve.

Fundja une as nuk kam shpikur dicka te re e as nuk kam bere thirrje qe te mos degjohet apo te mos i biej veglave, thjesht vetem kam treguar qendrimin e Islami lidhur me kete çeshtje.
Kete postim nuk e bera se po gajlohem per komentet e injoranteve dhe pseudo patrioteve, por e bera nga dashuria dhe dhimbja qe kam per miqt te mi, ne menyre qe te mos viktimizohen e te me urrejn se koti, sepse fundja edhe une jam Kosove dhe kam te drejte te shpreh bindjet, besimin dhe mendimet e mia, duke mos e urdheruar apo imponuar aske.
Zoti i falte dashamiret, qe mund te ken paragjykuar, ndersa i udhezofte dashakqinjet qe bejne shpije e mashtrime!