Një vajzë e raportuar si e zhdukur më 26 gusht është paraqitur dje në stacionin policor në Gjakovë dhe ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një mashkull.
Në lidhje me këtë rast Policia në Gjakovë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës 25 vjeçare.
Njoftimi i plotë:
Datë 26.08.2021, viktima vajzë e mitur, është paraqitur nga familjarët si person i zhdukur. Por më datë 30.08.2021 pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person. E njëjta është intervistuar ne prezencën e Avokatit dhe Zyrtarit te QPS-e.
Ne lidhje me rast janë angazhuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakove, ku janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, dhe pas identifikimit është arrestuar i dyshuari. K.I.N. i lindur 1996, shqiptar, kosovar