Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit.
Futbollisti i FC Ballkanit sot po merr pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”.
Kjo njëherësh është stërvitja e fundit në Prishtinë para nisjes për në Gjeorgji.
Ekspedita e Kombëtares udhëton nesër në mëngjes në Batumi, ku të enjten do të përballet me kombëtaren gjeorgjiane.