Ardian Shala vizitoi Stacionin Policor

Kandidati per kryetar te Therandës, nga LDK dhe kryetari i degës, Dr Ardian Shala, ka takuar sot stafin udhëheqës te stacionit policor të Therandës.

Në këte bashkëbisedim është vlerësuar situata e sigurisë në komunen tonë, me theks të veçantë edhe angazhimi i policise në përcjelljen e masave anticovid konform rekomandimeve të institucioneve shëndetësore të vendit.

Kryetari Shala falënderoi përzemersisht stafin policor të Therandës për angazhimin e tyre konsekuent per ofrimin e sigurisë së qytetarëve tanë .

Theksi u vë sidomos në zbatimin e masave antikovid, ku është apeluar te qytetarët që me seriozitet e diciplinë të respektojnë këto masa./Njofton Zyra e Informimit nga LDK-Suharekë