Kryetari aktual i Suharekës, dhe kandidati i AAK-së, për kryetar në komunën e Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit, Bali Muharremaj ka thënë synon që të fitojë komunën e Suharekës pa balotazh, edhe pse Vetëvendosja kishte dalë e parë në zgjedhjet nacionale.
“Zgjedhet komunale dallojnë prej zgjedhjeve nacionale, unë besoj që çdo herë në Suharekë ka pas ndryshim shumë të mëdha në zgjedhjet komunale, dhe nacionale. Le të fitoj më i miri, këtë trend e vendosin qytetarët , këtë herë besoj që do të fitojë pa balotazh, jo që kam vendos unë, por besoj këtë herë do të vendos sovrani dhe qytetarët e komunës së Suharekës pa dallim partie politike”, tha Muharremaj në Prime Time, në Kanal10./Burimi: Portali.info