Ardian Shala viziton ish kolegët e tij në “kryqin kuq”, iu premton mbështetje

Dikur vullnetar në degën e Kryqit të Kuq në Suharekë, sot dr. Ardian Shala, vizitoi ish-kolegët e këtij institucioni që bazament të veprimtarisë ka aktivitetin humanitar.

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, dr. Ardian Shala, u njohtua për së afërmi me sfidat që po përballet dega e Kryqit të Kuq në Suharekë. Me ç’rast u zotua se me ardhjen e LDK-së në pushtet në Suharekë, Kryqi i Kuq do të ketë mbështetjen e plotë të Komunës në secilin aktivitet vullnetar e humanitar!