Ylli në stil të kampionit triumfon ndaj Bashkimit në Superkupë

Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Bashkimi në çerekfinale të Superkupës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni i Superligës ka triumfuar në Prishtinë ndaj skuadrës prizrenase me rezultat të thellë 93:73.

Skuadra nga Theranda nga fillimi deri në fund ishin më të mirë, duke e dominuar kundërshtarin në tre periudha.

Randalph dhe Erjon Kastrati shkëlqyen për suharekasit duke i shënuar së bashku 42 pikë.

Në anën tjetër Richaud Gitten ishte i pandalshëm për Bashkimin duke realizuar 27 pikë, por të pa mjaftueshme.

Ylli në gjysmëfinale të Superkupës do të luaj ndaj Trepçës.  /Gazeta Sinjali Sporti/