Shala takon fermerët e Nëpërbishtit, iu premton rritje të subvencioneve

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Dr.Ardian Shala, dhe gjatë ditës ka vizituar fermerët e fshatit Nëpërbisht.

Shala ndër të tjera tha se :Brengat e tyre, janë brengë edhe për mua dhe qeverisjen e ardhme lokale, prandaj, vërejtjet dhe ankesat e tyre i mora me shqetësim

Takimi me disa fermerë të Nepërbishtit më kanë lënë mbresa, ashtu si çdo herë kur takohem me ta. Është fshat me traditë, shumë punëtorë dhe modest, i tillë ka qenë çdo herë, i tillë është edhe sot.

Shala tha se premtoj transparencë dhe qasje të barabartë për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për subvencione, gjithashtu premtoj rritje të subvencioneve në qeverisjen e tij.

Postimi i plotë nga Ardian Shala:

“Brengat e tyre, janë brengë edhe për mua dhe qeverisjen e ardhme lokale, prandaj, vërejtjet dhe ankesat e tyre i mora me shqetësim, pse nuk janë miratuar më herët, me prioritet.

Unë premtova se do të ketë transparencë dhe qasje të barabartë për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për subvencione, premtova se do t’i rrisim subvencionet për bujqësi por edhe do të ndërtojmë muret mbrojtëse për të parandaluar vërshimet.

Fermerët e Nepërbishtit janë të njohur në komunën tonë dhe më larg, meritojnë çdo përkrahje!”