Dje u publikua një video ku shihet se si një burrë kishte sulmuar brutalisht tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Njëra nga vajzat ka thënë se personi që i sulmoi ato është L.Vehapi dhe se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.
Sipas njërës nga vajzat, ai i kishte sulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazh dhe pasi vajzat kishin refuzuar ai i ka kërcënuar ato në fillim në qendrën e masazhit e pastaj edhe i ka ndjekur nga pas siç edhe shihet në video.
“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka berë problem dhe na ka kërcënuar me jetë në lokal dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë.”
Viktima në fjalë ka deklaruar se po ndjehen të frikësuara dhe të pasigurta.
“Ne po ndjehemi vërtetë të kërcënuara, duam që fotoja të shpërndahet dhe të gjendet personi dhunues. Kur na bëri ne këtë, pa asnjë lloj arsyeje, ku i dihet çka i bën gruas ,të dashures ose çka ka bërë dhe më përpara”, ka deklaruar ajo për JOQ Kosova .
Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.