Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka bërë një premtim ndryshe nga të tjerët, duke premtusr se me ardhjen e tij në krye të komunës, bizneset e Suharekës do të lirohen nga taksat komunale.
Shala këtë e tha gjatë vizitës që bëri në qendrën e bizneseve në Suharekë, ku u prit nga kryetari z.Gani Sallauka.
Postimi i plotë:
“Zero taksa për komunën.
Bizneset e komunës tonë, do të lirohen nga taksa komunale, jo vetëm në situatën e pandemisë, por edhe me qëllim të lehtësimit të kushteve dhe klimës për të bërë biznes, do të heqim taksën komunale, si komunë shembull që do të respektoj edhe interesin e Shoqatave të biznesit.
Suhareka do të jetë ndër komunat më me perspektivë për të ushtruar dhe zhvilluar biznes.
Sepse, ne e duam komunën e zhvilluar dhe atraktive për punë dhe jetë.”/SuharekaExpress.com