Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, shkruan Gazeta Sinjali. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.