Një 26 vjeçare ka ndërruar jetë pasi ishte e infektuar me COVID-19. Ajo kishte lindur para disa ditëve, shkruan Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar anesteziologu Gazmend Spahija.
Lehona, pasi e kishte lindur foshnjën përmes intervenimit kirurgjik- cezarian, ka pasur probleme me mushkëri dhe organe tjera. Si rrjedhojë është dërguar në Intensivë.
“Gruaja ka vdekur sot rreth orës 02:30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë më 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian. E më pas pacienten e kanë transferuar në Intensivë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë, pasi kishte dështuar funksionimi i mushkërive dhe organeve”, ka thënë Spahija për Gazetën Sinjali.
Sinjali pak më parë ka raportuar edhe për vdekjen e një foshnje 3 javëshe.