Murtez Zekolli, kandidati për kryetar të komunës nga Partia Demokratike e Kosovës, ashtu siç ka paraljmëruar dje se sot kafen e mëngjesit do ta pij me bashkëfshatarët e fshatit Bllacë, përmes një postimi në facebook vërehet se thirrjes së Zekollit i janë përgjigjur një numër i madh i banorëve.
Ja postimi i plotë:
Sot mëngjesin e ndava bashkë me bllacasit e mi. Me ta flas shlirë, se të gjithë më njohin dhe i njoh. Nuk patëm nevojë të prezantohemi mes vete. Ishte vetëm një gjë që ju premtova. Do t’i bëj krenar si kryetar i Suharekës, ashtu siç kanë ditur të na bëjnë krenarë gjithë paraardhësit tanë.
Unë mora besimin nga bashkëfshatarët e mi, ngaqë duke mos e pasur besimin e tyre, kjo garë për mua s’do të kishte kuptim. Jo më kot thuhet edhe fjala popullore se “kur nuk të don i yti, pse duhet tjetri”.
Ditëve në vijim do të jemi bashkë kudo në Komunën e Suharekës, që të nisim këtë rrugë të mbarë!