Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një përson në Suharekë, i cili pasi i shqiptohet gjoba për kundërvajtje në trafik i kishte kanosur dy zyrtarët policorë.
Pas ndalimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është ndal në ndalim policor dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.