REALIZIM I KONTRATËS KOLEKTIVE NË ARSIM
Arsimi është prioritet i pandashëm i qeverisjes time lokale. Cilësia në mësimdhënie e mësimnxënie, do të jenë fokusi im i parë, investimet në shkolla e çerdhe, në infrastrukturën shkollore dhe në siguri të nxënësve.
Në takim me Sindikatën e Arsimit, ceka se ndër hapat e parë do të jetë realizimi i të gjitha obligimeve të komunës që parashihen në kontratën kolektive për punëtorët e arsimit .
Do ta avansojmë mësimin për nxënësit me nevoja të veçanta, do të ngrisim bibliotekat shkollore aty ku mungojnë, aftësimin e kuadrit dhe nxënësve për punën online, mbikëqyrjen e shkollave me kamera dhe shumë projekte tjera që i kontribuojnë cilësisë së arsimit.