Gjatë ditës së sotme, Dr.Ardian Shala, ka vizituar disa fermerë në fshatin Budakovë dhe në lagjen Buzhala, ku për së afërmi ka dëgjuar shqetësimet e tyre në kuadër të fushëveprimtarise së tyre ekonomike, të rëndësishme në këtë trevë.
“Qeveria ime, nëse e marrim besimin qytetar për të udhëhequr komunen tonë, në fokus te vetin do të ketë ofrimin e lehtësirave për zhvillim në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Subvencionimi do të bazohet në kritere që ai të orientohet në drejtim të duhur mbi bazen e meritokracisë, e jo si deri tash mbi bazën e seleksionimit partiak të konkuruesve për këto subvencione.”
Kryetari Shala ka përgëzuar fermerët e kësaj treve për angazhimin e tyre në krijimin e kushteve per mirqenie në radhë të parë për familjet e tyre e me këtë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.