Sot kandidati për Kryetar Komune Dr. Sc. Murtez Zekolli, për nder të 22 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës e vizitoi Stacionin Policor në Suharekë.
Ai i falenderoi për punën e palodhshme që ata bëjnë për sigurinë dhe jetën e qytetarëve, si dhe i falenderoi për kontributin e tyre që nga themelimi.
Ai theksoi se gra e burra të ndershëm janë rreshtuar në Policin e Kosovës, e cila është ndër institucionet më kredibile në vend, dhe si e tillë vlerësohet nga të gjithë.