Shala ka vizituar KB YLLIN, ka disa fjalë edhe për xhebrailat

Kandidati për kryetar të komunës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Dr.Ardian Shala në vazhdën e takimeve sot për vizitë ishte te klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli.

Shala u shpreh se ndjehet krenare me rezultatet dhe paraqitjet e klubit.

Gjithashtu Shala nuk harroj t’i përmend edhe Xhebrailat – tifozët famtastikë nga Suhareka, duke thënë se:
Vlerë e madhe dhe lojtar shtesë, janë tifozët tanë të shkëlqyer, Xhebrailat, në sallën “13 Qershori”. Ata i japin edhe hijeshi, edhe optimizëm çdo ndeshjeje, për fitore në Suharekë.

KB Golden Eagle Ylli, na bën krenar komunën e Suharekës në basketboll ku në çdo sezon ka treguar performancë të shkëlqyer dhe së fundmi u stolis me titullin Kampion i Kosoves dhe kampion i Liges unike.

Profesionalizmi i basketbollistëve, flet për rezultate të mëdha në nivelin nacional. Garat në Superligë, është dëshmi e cilësisë që shprehin ata në parket.

Vlerë e madhe dhe lojtar shtesë, janë tifozët tanë të shkëlqyer, Xhebrailat, në sallën “13 Qershori”. Ata i japin edhe hijeshi, edhe optimizëm çdo ndeshjeje, për fitore në Suharekë.

E falënderova klubin në tërësi dhe z. Palushi për investimet e jashtëzakonshme për Yllin, klubin që i jep identitet dhe frymë rinore komunës tonë, por edhe përkrahësve gjithandej vendit. Qyteti ynë është i privilegjuar me një ekip si KB. GOLDEN EAGLE YLLI

Hapësirë Reklamuese