Theophilus Solomon është përforcimi më i madh që ka bërë Ballkani gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi afrikan ka nënshkruar javë më parë me skuadrën e Bekim Isufit, por vetëm sot është bashkuar me ekipin.
Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka dhënë lajmin e madh për tifozët për arritjen e Solomon në Suharekë.
Solomon ka filluar tanimë përgatitjet me pjesën tjetër të ekipit dhe pritet që të debutoj në fundjavë ndaj Llapit.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:𝗪𝗲𝗹𝗰𝗼𝗺𝗲 𝗦𝗼𝗹𝗼𝗺𝗼𝗻Theophilus Solomon sot është bashkuar me ekipin dhe ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadrën tonë.Sulmuesit shtatlartë i urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën e klubit tonë.𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈